Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka ndarë me ndjekësit një moment nga Zelanda e Re, duke e shoqëruar me një mbishkrim që tërheq vëmendjen.
Në fotografinë e publikuar, Vesa shfaqet duke shijuar një peizazh piktoresk, me ujërat e kaltërta dhe gjelbërimin që e rrethojnë. “10/10 bench in New Zealand”, shkruhet në videon e saj, duke vlerësuar pamjen që ofron ky vend..
Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është mbishkrimi në shqip: “A jam budallaqe që kam lënë këtë parajsë?”, një fjali që përcjell nostalgjinë e këngëtares për bukuritë e Zelandës së Re.
Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, kanë jetuar për një periudhë në Zelandën e Re, ku kanë ndërtuar jetën familjare larg vëmendjes së përditshme mediatike. Ndër vite, familja e tyre ka ndarë momente nga jeta në këtë vend, i njohur për natyrën e tij mbresëlënëse.
Postimi i këngëtares rikthen në vëmendje lidhjen e saj me Zelandën e Re, ndërsa mbetet e paqartë nëse fjalët e saj janë thjesht një shprehje nostalgjie apo një reflektim më i thellë për jetën që ka lënë pas në këtë vend.









