“A duhet ta bëjë narkotestin edhe zyrtari i Komunës së Gjakovës?”, Baqinovci reagon pas arrestimit të Besfort Jakës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas arrestimit për posedim të narkotikëve të Besfort Jakës, zyrtarit të Komunës së Gjakovës që udhëhiqet nga Ardian Gjini i Aleancës.

Bajqinovci me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pyetur nëse edhe Jaka duhet ta bëjë narkotestin.

“Mos të harrojmë zyrtarit të Komunës së Gjakovës, që dyshohet se u arrestua për rastin e 80 kilogramëve drogë, me ia ba edhe narkotestin. Se 80 kilogramë nuk janë pak… a Burim”, ka shkruar ai.

Besfort Jaka është njëri prej tre shtetasve të Kosovës të arrestuar në kuadër të operacionit policor “Anchor”, të zhvilluar në Durrës.

Policia shqiptare njoftoi se në Portin e Durrësit janë sekuestruar 127 pako me kanabis të llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC dhe me peshë totale rreth 80 kilogramë.

Vlera e drogës në treg, sipas autoriteteve, përllogaritet në rreth 1 milion euro.

Sipas raportimeve, Jaka është zyrtar i Komunës së Gjakovës dhe punon si zyrtar për buxhet në kuadër të Drejtorisë për Infrastrukturë.

Nga kërkimet në “Facebook”, shihet se është përkrahës i flaktë i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit