A do të hyjë PSD-ja në koalicion me ndonjërën parti nëse mbahen zgjedhjet e reja? Flet Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ende nuk dihet nëse partia që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, nëse mbahen.

Ai ka deklaruar se nëse hyjnë në zgjedhje, nuk do të bëjnë koalicione për mbijetesë, siç i quan koalicionet e partive të tjera në vend.

“Ne duhet të mblidhemi si PSD që të flasim për këtë çështje. Personalisht, nuk jam ithtar i ndonjë koalicioni as për këto zgjedhje. Për mua, koalicionet kanë kuptim vetëm kur ka bashkëpunim paraprak. Do të thotë kuptim elektoral, nuk jam duke folur në kuptimin moral.”

“Nëse PDK-ja dhe PSD-ja kishin pasur bashkëpunime gjatë kësaj kohe, dhe kishin bërë aktivitete herë brenda e herë jashtë, kishin mbajtur edhe konferenca, atëherë ka kuptim. Por vetëm kur bashkohesh për mbijetesë politike,” ka thënë Molliqaj.

Molliqaj deklaroi se PSD-ja nuk ka nevojë për mbijetesë politike. Sipas tij, PSD-ja dëshiron të ofrojë Kosovës një subjekt të fortë me ide politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit