Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete në banjon e pikës së derivateve HIB Petrol.
Burime të mediave lokale bëjnë të ditur se Emergjenca e QMF-së në Komoran është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës 56-vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Sipas informacioneve të para, gruaja është gjetur në ambientet sanitare të pikës së karburantit, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura për momentin.
Burime të sigurta konfirmojnë se viktima ishte duke u kthyer nga pushimet në Shqipëri, së bashku me familjen e saj.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.
Pas intervenimit të njësive përkatëse, prokurori i rastit ka vendosur që trupi i pajetë të lirohet pa iu bërë autopsia. Kjo pasi familja e saj ka kërkuar që të mos realizohet ekzaminimi mjeko-ligjor.









