Bajrami shpërthen ndaj Kurtit dhe Muratit: Po e shkelin Kushtetutën dhe po e rrënojnë ligjshmërinë

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i akuzuar se janë në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, dita kur u certifikuan zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një deklaratë, Bajrami theksoi se veprimet e tyre jo vetëm që janë jashtëligjore, por po i zhbëjnë themelet kushtetuese të institucioneve të shtetit.

“Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese,” deklaroi ajo, duke e cilësuar këtë si shembull flagrant të shkeljeve nga Qeveria në detyrë.

Ajo kërkoi reagim urgjent nga Prokuroria Speciale, duke theksuar se mbrojtja e rendit kushtetues dhe ligjshmërisë është urgjente dhe e domosdoshme.

“Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për ta mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend”. tha Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit