Sytë nga takimi Kurti–Limaj: Marrëveshje apo vazhdim i bllokadës?

Pas dështimit të 49-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sytë janë drejtuar nga takimi i pritshëm mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Takimi, që pritet të zhvillohet në orët e pasdites në Prishtinë, mund të jetë kyç për gjetjen e një zgjidhje dhe për të hapur rrugën për formimin e institucioneve.

Nisma përsërit qëndrimin për Limaj në krye të Kuvendit

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka theksuar se partia e saj vazhdon të mbrojë qëndrimin për postin e kryeparlamentarit dhe është e gatshme të bëjë marrëveshje me VV-në vetëm nëse Fatmir Limaj pranohet të jetë kryetar i Kuvendit. Ajo ka shprehur shpresën për një rezultat pozitiv nga ky takim.

“Presim që sot të zhvillohet takim, pres një sinjal pozitiv nga ky takim që besoj se do të ndodhë sot. Pres sinjal pozitiv dhe vullnet politik nga lideri i VV-së. Ky është realiteti politik, Nisma e ka zgjat doren e bashkëpunimit. Presim nga lideri i VV-së të shihet se ka vullnet. Të largohemi nga ky ngërrç, kjo mundësi ekziston,” ka thënë Izmaku.

Ajo ka theksuar se Limaj në krye të Kuvendit është opsioni më i mirë për vendin dhe se ky bashkëpunim është një mundësi që mund të zgjidhë ngërçin.

“Nisma e ka ofru këtë bashkëpunim, kjo është dashtë me u materialize me një marrëveshje politike. Nuk ka ofertë tjetër, kemi ofru bashkëpunim pa kushte. Kushte që ekzekutivin ta ketë partia e parë, ndërsa në krye të Kuvendit të jetë Limaj. Nuk është kusht, është mundësi, më e mira që i ofrohet vendit në këtë moment. Limaj do t’i merrte votat. Është mundësia me dalë nga ky ngërç,” ka thënë Izmaku.

VV e gatshme për marrëveshje, por pa hequr dorë nga qëndrimi

Nga VV-ja, deputeti Artan Abrashi ka theksuar se partia e tij është e gatshme për marrëveshje, por ka theksuar që nuk do të lëshojë pe në asnjë moment për qëndrimet e saj. Ai ka deklaruar se VV-ja ka zhvilluar takime të vazhdueshme me përfaqësues të partive të tjera politike dhe është e gatshme për diskutime.

“Takimet me përfaqësuesit e partive politike dhe grupeve parlamentare, VV-ja është duke i bërë vazhdimisht. Jo sot, por edhe dje, edhe pardje, edhe nesër. Me Limajn sigurisht, por edhe të tjerë që shprehin vullnet dhe gatishmëri,” ka thënë Abrashi.

Ish-opozita skeptike për mundësinë e marrëveshjes

Deputetët e partive opozitare janë më skeptikë për mundësinë e një marrëveshjeje pas takimit. Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka shprehur dyshimet e tij për një marrëveshje.

“Pak besoj që do të ketë marrëveshje duke e njohur Albin Kurtin, jam skeptik. Ai ka kogja problem me dhënë kryetarin e Kuvendit,” ka thënë Reçica.

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka shprehur mendimin e saj se pozita e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me postin e kryeparlamentarit nuk do të ndryshojë.

“E personalisht, mendimi im është që nuk ka me ndryshuar Albulena. Edhe nuk besoj që do të shkojë te votimi i hapur,” ka thënë Balje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit