Çitaku: Qe gjashtë muaj nuk flitet për nevojat e qytetarëve, deputetëve u pamundësohet ushtrimi i funksioneve të tyre

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për “barrikadim politik”.

“Deri më tani kemi parë barrikadim, qe gjashtë muaj nuk flitet për nevojat e qytetarëve, deputetëve u pamundësohet ushtrimi i funksioneve të tyre. Nuk flasim për 200 mijë pensionistë, për 140 mijë punëtorë të sektorit privat, mijëra punëtorë të sistemit shëndetësor e arsimor, por për ambiciet e Haxhiut dhe egon e deputetit Kurti,” ka thënë ajo.

Ajo ka akuzuar Avni Deharin për shkeljen e rendit të ditës dhe të Kushtetutës në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Kjo s’është pakujdesi as padituri, por përpjekje e qëllimshme për të përmbysur rendin kushtetues dhe demokratik të Kuvendit të Kosovës,” ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit