spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Dështon edhe përpjekja e 49-të për ta bërë Kosovën me Kuvend të ri

Ngërçi institucional në Kosovë po vazhdon. As tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk prodhoi zgjidhje, meqë seanca e së shtunës përfundoi pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Përkundër pranisë së 90 deputetëve në sallë, vetëm 50 prej tyre votuan për formimin e komisionit të fshehtë që do të duhej të përgatiste votimin për kryeparlamentarin – gjë që nuk mjaftoi për të ecur përpara me procesin.

Gjatë seancës, përplasjet politike nuk munguan. Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, kur iu dha fjala për të propozuar anëtar për komision, shfrytëzoi momentin për t’i kërkuar kryesuesit Avni Dehari të kthehej në rend dite dhe “të mos e shkelte Kushtetutën”. Me të njëjtin qëndrim doli edhe deputetja e LDK-së, Arjeta Abazi.

Në këtë atmosferë të tensionuar politike, nuk munguan as ironitë. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i uroi “kthim të mbarë në vendlindje” kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili po qëndron në Greqi për një simpozium ndërkombëtar.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet të hënën, më 22 korrik, duke filluar nga ora 11:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit