Izmaku: Limaj e ka zgjatur dorën e bashkëpunimit, pres sinjal pozitiv dhe guxim nga Albin Kurti

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se sot mund të ketë takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limaj.

Ajo tha se kjo është mundësia e fundit, që të arrihet një marrëveshje dhe të dilet nga ngërçi.

“Ne presim që sot të zhvillohet takimi, jemi në afatin e fundit kushtetues. Unë pres sinjal pozitiv nga takimi që besoj sot do të ndodhë. Pres sinjal pozitiv, guxim nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, duke e parë që jemi në afatin e fundit kushtetues. Ky është realiteti politik, Limaj e ka zgjatur dorën e bashkëpunimit, presim nga lideri i LVV-së që të ketë vullnet dhe ta përkthejë në veprim të shpejt politik”, theksoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit