spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Rritet numri i operacioneve në vena në QKUK, për gjashtë muaj operohen mbi 240 pacientë

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të ndërhyrjeve kirurgjike në vena, krahasuar me vitet e kaluara,

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë kryer gjithsej 244 operacione të tilla, duke tejkaluar kështu numrin e operacioneve të kryera gjatë gjithë vitit 2023, kur ishin realizuar 225 ndërhyrje.

Sipas njoftimit, kjo rritje i atribuohet ritmit të lartë të punës, menaxhimit efikas dhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.

“Gjatë tërë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena. Bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit