spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Trump ka ënjtje në këmbë, diagnostikohet me sëmundje të venave

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, pas një shqetësimi për ënjtje në këmbë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u shpreh se Trump, 79 vjeç, i është nënshtruar testeve diagnostikuese vaskulare dhe ultratingullit të këmbëve, të cilat kanë zbuluar këtë gjendje që prek rreth 1 në 20 të rritur. Pamjaftueshmëria venoze ndodh kur gjaku nuk kthehet mirë nga këmbët në zemër, zakonisht për shkak të valvulave të dëmtuara në vena.

Leavitt theksoi se presidenti nuk ka shenja të trombozës së thellë të venave apo sëmundje arteriale, të cilat mund të jenë komplikime të kësaj gjendjeje. Ai gjithashtu ka bërë teste laboratorike dhe ekokardiogramë, që kanë treguar rezultate brenda normave dhe funksion normal të zemrës.

“Nuk u identifikuan shenja të pamjaftueshmërisë së zemrës, dëmtimit të veshkave ose sëmundjes sistemike”, tha Leavitt.

Gjithashtu u bë e ditur se mavijosjet në dorën e presidentit janë shkaktuar nga shtrëngimi i duarve dhe përdorimi i aspirinës, pjesë e kujdesit të tij kardiak.

Sekretarja u shpreh se Trump vazhdon të jetë në shëndet të mirë dhe nuk ka asnjë shqetësim shëndetësor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit