Modelja dhe influencuesja e njohur, Gresa Hoti, po i kalon ditët e verës në një nga destinacionet më të lakmuara të Mesdheut – ishullin italian Capri.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale momente nga pushimet, ku duket mahnitëse.
Me veshje të kuruara deri në detaje, stil të freskët veror dhe pamje mbresëlënëse nga brigjet e Caprit, Gresa ka tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve në Instagram.

Fotot e saj janë shoqëruar me komplimente dhe reagime pozitive.
Gresa njihet për stilin e saj elegant dhe paraqitjet gjithmonë në trend, dhe pushimet në Capri duket se janë edhe një mundësi për të reflektuar këtë imazh luksoz që ajo kultivon.







