Ambasada amerikane kërkon që të respektohet afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kërkuar nga partitë politikë që të respektohet afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, i cili është përcaktuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ambasada amerikane ka vlerësuar se ky afat po ofron.

“Vërejmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rekomanduar që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga vendimi i saj, dhe kjo datë po afrohet”, ka vlerësuar ambasada e ShBA-së.

Kjo ambasadë ka theksuar konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e lidershipit politik.

“Është përgjegjësi e liderëve politikë që ta konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë një qeveri stabile, në përputhje me Kushtetutën”, është thënë në këtë përgjigje.

Sipas ambasadës, ShBA-ja pret që të bashkëpunojë me qeverinë e re.

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur për një kohë të gjatë zhvillimin demokratik të Kosovës dhe presin të punojnë me qeverinë e ardhshme për të avancuar stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien rajonale.”, ka vlerësuar ambasada e ShBA-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit