Dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, kanë bashkuar sërish forcat në një projekt të ri muzikor që pritet të pushtojë verën.
Kënga e tyre më e re titullohet “Let pe lun”, dhe u publikua të martën në platforma digjitale, duke marrë menjëherë vëmendjen e publikut.
Ky është bashkëpunimi i dytë i artistëve, pas suksesit të madh që pati kënga “Ma Kthe”, e lansuar rreth dy muaj më parë. Tash, dyshja synon të përsërisë suksesin me një tjetër këngë verore që pritet të dominojë playlistat dhe club-et gjatë muajve të nxehtë.
Pa dyshim, edhe “Let pe lun” do të dëgjohet kudo, duke vazhduar linjën e ritmeve që ngjallin atmosferë dhe energji pozitive tek dëgjuesit.
Këngën mund ta dëgjoni më poshtë:






