Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, Kujtim Shala ia ka ofruar Lumir Abdixhikut dorëzimin e mandatit, pasi kishte deklaruar se nuk do ta votonte Bekim Sejdiun për president.
Gashi ka treguar se njëjtë kishin planifikuar të vepronin edhe pesë deputetët e tjerë që ishin kundër kandidaturës së Sejdiut, por sipas tij, Abdixhiku nuk e kishte pranuar dorëzimin e mandatit nga Shala.
“E ka ndëpre te Kujtimi dhe ka thënë nuk pranoj me ndërpre mandatin. I keni mendimet e juaja, vazhdoni”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”.
Gjashtë deputetë të LDK-së janë shprehur kundër votimit të Bekim Sejdiut për president.








