spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

“E kena marr vesh që Naimi e ka tradhtu Liridonën”, përballen Naim Murseli e Leonard Ademaj

Leonardi, vëllai i Liridona Ademaj ka vazhduar dëshminë e tij në gjykatë, duke rrëfyer momene kritike pas vrasjes së motrës së tij.

Ai ndër të tjera ka thënë se ata kanë qenë në dijeni se Naim Murseli e ka tradhtuar motrën e tij.

“E kena marrë vesh që Naimi e ka tradhtu Liridonën”, tha Leonard Ademaj.

E pas kësaj Naim Murselaj pati një pyetje për vëllanë e gruas së tij të vrarë.

“Për 12 vjet martesë a ju është ankuar ndonjëherë motra për mua apo raportin tonë“, ishte pyetja e Naimit.

Leonardi: Jo nuk është anku, përveç para disa muajve e kishte prekur shumë një aferë tradhtie e Naimit”, tha ai.

Naimi: Ju thatë me herët Leonard se kinse unë paskam qenë në morg me Kushtrim Kokallën të nesërmen. Sa ora ka qenë kjo vizvitë e panjohur për mua.

Leonardi: Orën se di, nëse do e thotë dhe punonjësa aty që me tha që në mengjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi.

Naimi: Dy javë para ngjarjes rreth datës 16 nëntor a kemi shkuar së bashku në Budva për të festuar ditëlindjen, unë ti bashkshortja jote, bashkëshortja ime dhe fëmjiet me ftesën time, për të festuar ditëlindjen time. A vërejte diçka ndryshe gjatë atij udhëtimi dhe qendrimi në Budva?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit