Policia në Vushtrri ka arrestuar një të ri 18-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale të zjarrvënies.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Sfaraqak, ku është raportuar për një zjarr në një arë me grurë.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe pas lokalizimit të zjarrit, përmes informatave operative kanë arritur të identifikojnë dhe shoqërojnë në stacionin policor personin e dyshuar.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se kishte djegur disa mbeturina pa qenë i vetëdijshëm për pasojat, duke shkaktuar përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe prej rreth dy hektarësh me grurë dhe hamullore.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i riu është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Zjarrvënie”. Hetimet rreth rastit do të vazhdojnë.






