Familja e Haki Imerit ka reaguar pas emisioneve të Ermal Pandurit që kryetemë kanë Nazim Bllacën.
Në reagimi e tyre thuhet se Ermal Panduri këtë verë ka hyrë fuqishëm në skenën mediatike me publikimin e disa materialeve nga kompjuteri i Nazim Bllacës, ish-agjent i SHIK-ut, duke i paraqitur si “zbulime” të reja për bashkëpunime me Serbinë dhe rrjete ndërkombëtare.
Shkrimi në Facebook:
-Miq,
-Ermal Panduri këtë verë na doli “haker”.
-Ka hyrë në kompjuterin e agjentit të SHIK-ut, Nazim Bllaca.
-Na argëton me “sekrete” kinse po i zbulon ‘krimet’ me serbë e europianë.
- Në fakt, po paketohen grindjet e brendshme të PDK-së si hulumtim gazetaresk.
-Pse se thua te verteten shkurt:
-Nazim Bllaca eshte i Agjent i SHIK-ut.
-Edhe Valon Syla?
-Po ashtu. Edhe ai e ka kalu disa sezona në Beograd mos ua harroni “kontributin” shokëve tuaj.
-Ju e dini se SHIK-u eshte ; ndërmarrje kriminale me licencë, krijuar nga Hashim Thaçi, menaxhuar nga Kadri Veseli.
-Bllaca eshte veç një ushtar i Shikut ..
-Zbatonte urdhra.
-Kur pazaret s’i ecën, u kthye në te “penduar”.
-Jo nga ndërgjegjja por nga inati, dhe ..
-Tani na serviren rrëfimet e tij si “bombë”.
-Jo bombë – tymnajë.
-Tym që mbulon krimin, shfaq luften brenda llojit..
-Tym që del nga zjarret e vjetra mes mafiozësh, ordiner ..
-Zënka për tokë, pazare me Serbinë, qërim hesapesh,
-Pra keta jane ‘patriotet’ e PDK-se..
-Të gjitha këto nje shërbim për Gjykatën Speciale.
-Këtë do ta kuptoni më vonë.
-Siç nuk e kuptuat kur e themeluat Gjykatën Speciale e akuzuat LVV për “tradhti” pse s’e votoi Gjykaten Speciale .
-Tani që po ju hanë, thoni: “Fajin e ka Albin Kurti.”
-Jo, fajin e keni ju.
Sepse jetoni me propagandë, ushqeheni me mashtrim.
-E kur s’ju del hesapi, thoni
-‘Na mashtruan me Gjykaten Speciale amerikanet ‘
-“Na mashtruan edhe me kompjuterin e Bllacës…”
-Në fund të ditës, kjo s’është as zbulim, as hulumtim as gazetari.
-Publiku kërkon drejtësi.Dhe ajo nuk fal .






