spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ambasadorja amerikane në OKB: Është koha për ta mbyllur misionin e UNMIK-ut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me ambasadoren e SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Dorothy Shea.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Misioni i SHBA-ve në OKB përmes një postimi në platformën “X”, ku është theksuar përkushtimi i palëkundur i SHBA-ve ndaj Kosovës dhe mbështetja për anëtarësimin e saj të plotë në OKB.

Gjatë takimit, ambasadorja Shea ka përcjellë një mesazh të qartë, duke theksuar se roli i UNMIK-ut në Kosovë tashmë ka përfunduar.

“Ishte nder të takohem me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën një partnere të ngushtë strategjike dhe janë fuqimisht të përkushtuara ndaj njohjes së saj së plotë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Koha për të mbyllur UNMIK-un, misionin e OKB-së është tani”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit