spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Liqeni i Ujmanit po frekuentohet shumë nga qytetarët, por papastërtitë po rriten

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka ka publikuar disa fotografi nga Liqeni i Ujmanit ku shihet numër i madh i vizitorëve por edhe mbeturina të shumëta.

Pavarësisht që çdo ditë kjo pjesë po bëhet akoma dhe më e frekuentuar, po vërehet edhe një pakujdesi nga këta vizitorë.

“Gjendja të cilën e lëjmë Ujmanin gjatë vikendit dhe kthehemi nëpër shtëpia nuk na ka aspak hije, përkundrazi duhet të na brengos”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Ka qenë kënaqësi e jashtëzakonshme me ia kthy liqenin e Ujmanit qytetarëve dhe me shuajt nostalgjinë 35 vjeçare.

Është kënaqësi me i pa qytetarët nga e tërë Kosova por edhe Diaspora duke shiju bukuritë e Ujmanit.

Por poashtu duhet të kuptojmë që këtë bukuri duhet ruajtur dhe se është përgjegjësi e gjithë neve.

Gjendja të cilën e lëjmë Ujmanin gjatë vikendit dhe kthehemi nëpër shtëpia nuk na ka aspak hije, përkundrazi duhet të na brengos.

Ujmani është i të gjithëve dhe të gjithë duhet të kujdesemi për të. Së paku bile mos ta dëmtojmë dhe çorodisim.

Ta shfrytëzojmë dhe ta ruajmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit