spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Miliarderi njoftoi themelimin e partisë së re, shefja e ‘X’ tradhëton Musk

Shefja e X ka dhënë dorëheqjen pas dy vitesh në këtë rol, vetëm disa ditë pasi pronari Elon Musk njoftoi planet për të themeluar një parti të re politike.

Linda Yaçarino, e cila iu bashkua kompanisë së mediave sociale në vitin 2023 , tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen si drejtoreshë ekzekutive.

Në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, ajo shkroi: “kur unë dhe Elon Musk folëm për herë të parë për vizionin e tij për X, e dija se do të ishte mundësia e jetës për të kryer misionin e jashtëzakonshëm të kësaj kompanie”.

“I jam jashtëzakonisht mirënjohës atij që më besoi përgjegjësinë e mbrojtjes së lirisë së fjalës, duke e ndryshuar kompaninë dhe duke e transformuar X në aplikacionin për gjithçka”, shkroi ajo.

Yaçarino përshëndeti një “kthesë historike” për kompaninë, e cila u ble nga z. Musk në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh në vitin 2022.

Ajo shtoi se X po hynte në një “kapitull të ri” me fokusin e tij në inteligjencën artificiale.

Largimi i saj vjen disa ditë pasi Musk zbuloi planet për të krijuar një parti të re politike mes një përçarjeje që po thellohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Kjo vjen gjithashtu pas polemikave mbi chatbot-in Grok të X, i cili kishte filluar të publikonte përgjigje antisemite.

Kompania e Musk tha dje se do të fshinte ato që i përshkroi si postime “të papërshtatshme”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit