Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj tre porteve dhe një termocentrali në zonat e kontrolluara nga rebelët Huthi në Jemen, në kuadër të “Operacionit Flamuri i Zi”.
Objektivat përfshinin edhe anijen Galaxy Leader, e rrëmbyer nga Huthit në vitin 2023 dhe e përdorur për vëzhgim detar.
Pas sulmeve, dy raketa u lëshuan nga Jemeni drejt Izraelit. Ushtria izraelite aktivizoi sirenat në disa zona dhe tha se përgjimet janë “nën shqyrtim”.
Huthitë thanë se përdorën raketa tokë-ajër të prodhuara në vend për t’u mbrojtur. Mediat e tyre raportuan goditje në portin Hudaydah, por pa detaje për viktima apo dëme.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, konfirmoi se në objektivin e tyre ishte dhe anija tregtare Galaxy Leader, e cila u rrëmbye nga grupi rebel në vitin 2023 dhe u përdor për të monitoruar anijet e ndryshme në ujërat ndërkombëtare.






