Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, është parë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, pas alarmit për bombë që ka paralizuar aktivitetet e ditës.
Mesazhi kërcënues në gjuhën angleze ka arritur përmes një mesazhi të dërguar tek një punëtoreje në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, konfirmoi se në orët e paradites së 5 korrikut është pranuar një informacion me sms për një kërcënim me mjet shpërthyes në një objekt shtetëror të Republikës së Kosovës.
“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, deklaroi Kelani.






