spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Votimi fshehtë në Kuvend? Osmani: Lejohet, por me vendim të seancës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar çështjen e mundësisë së votimit të fshehtë në Kuvend për zgjedhjen e Kryesisë, duke thënë se kjo formë lejohet, por vetëm me konsensus të deputetëve.

“Lejohet si mundësi, por duhet të ketë vendim të seancës, të pyeten deputetët”, ka deklaruar Osmani pas ceremonisë së betimit të 18 kadetëve të rinj të FSK-së.

Osmani ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh, atëherë deputetët do të përballen me pasoja juridike, duke e cilësuar afatin si të detyrueshëm dhe jo të interpretueshëm.

Ajo theksoi se në rast të një bllokade, do të drejtohet “shumë shpejt” në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar sqarim mbi situatën.

Kujtojmë se dje ka dështuar sërish konstitiuimi i Kuvendit të Kosovës për herën e 41-radhazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit