Pas përfundimit të edicionit të dytë të spektaklit “Ferma VIP”, ku fitues u shpall Big Basta, artistja Big Mama ka hedhur akuza të forta për mënyrën e menaxhimit të garë.
E ftuar në emisionin “Krejt n’Debat”, ajo deklaroi se fitorja ishte e paracaktuar nga produksioni dhe transparenca e votave mungonte.
“Për mua fitorja ka qenë Roni dhe jam shumë me fat që e kam fituar. Por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikujt i intereson vetëm titulli,” tha Big Mama.
Ajo shtoi se nuk ka qenë hipokrite dhe nuk ka shitur integritetin për asgjë.
Akuza të ngjashme kanë ngritur edhe finalistët e tjerë, Andueli dhe Andrea, duke lënë të kuptohet se finalja nuk pasqyronte mbështetjen reale publike.








