Një shpërthim i fuqishëm në një depo gazi dhe karburanti në zonën Prenestino në juglindje të Romës ka shkaktuar kolona tymi dhe panik në mëngjesin e së premtes.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:18 në via dei Gordiani 32. Zjarrfikësit dhe forcat e rendit u përgjigjën menjëherë, ndërsa banorët u evakuan.
Sipas raportimeve, tetë oficerë policie dhe një zjarrfikës u plagosën, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Shpërthimi prek edhe një zonë ku ndodhet një çerdhe dhe një klub sportiv.
Hetimet dhe përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhdojnë, ndërsa plani i emergjencës në qytet u aktivizua për të përballuar situatën.






