Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram Story ndaj një rasti të tronditshëm të abuzimit ndaj një të miture, ku dyshohet se autori ka qenë vetë babai i viktimës.
Në një reagim të fortë dhe emocional, Stresi ka shprehur shqetësimin dhe dëshirën për dënim të ashpër për autorin e krimit.
“S’do të ndahem unë ty… këta njerëz s’kanë as zemër, as shpirt, asgjë… Shteti ishalla i jep dënim maksimal, dmth të përjetshëm…” shkruan Stresi, duke theksuar se krimi është i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm.
Reperi ka shfaqur revoltën e tij edhe për faktin që autori ka pranuar në deklaratë se e ka dhunuar seksualisht vajzën vetëm “një herë”, duke e quajtur këtë akt të papërballueshëm.
Ai ka dërguar një mesazh për miqtë e tij në burg, duke u kërkuar që ta rrahin fort autorin.









