Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk bëjnë koalicion me PDK-në.
Kurti tha se PDK-ja nuk është reformuar sepse sipas tij ka katër apo pesë kryetarë.
Madje, ai involvoi edhe dy ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli që po gjykohen në Hagë që 5 vjet.
Por, Kurti thotë se PDK-ja konsultohet akoma me ta. Rrjedhimisht thotë se nuk mund të ketë koalicion.
“PDK nuk e di a i ka 4 apo 5 kryetarë, por jam i sigurt që nuk i ka 3, 2 e as 1. PDK e di prej përvojës është një shoqëri aksionare me papërgjegjësi pakufizuara dhe aty nuk merresh vesh pse ke fol me një person”, tha ai.
“Prandaj Enver Hoxhaj thotë diçka tjetër, prandaj e patë çfarë tha kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci për Sami Lushtakun, prindin e një deputetit të PDK-së. Janë dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”, ka thënë Kurti.








