Rina Maloku kujton partnerin e saj të ndjerë Festim Isufi, në ditëlindjen e tij

Rina Maloku ka ndarë një moment të prekshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke postuar një video dedikuar partnerit të saj të ndjerë, dizajnerit të njohur Festim Isufi.

Ajo e ka kujtuar Isufin në ditëlindjen e tij me fjalë të ngrohta dhe imazhe të përzgjedhura nga kujtimet e tyre të paharruara.

Festim Isufi ishte një nga emrat më të njohur të industrisë së modës në Kosovë, i cili ka lënë një ndikim të madh në fushën e dizajnit. Humbja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në jetën e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Megjithatë, kujtimi i tij vazhdon të jetojë përmes artit dhe atyre që e donin.

Festim Isufi u gjet i vdekur më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë, ndërkohë që nga ajo kohë janë shfaqur aludime të ndryshme, ndonëse ende pa konfirmim zyrtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit