Fjolla Morina, këngëtarja e njohur nga Kosova, është shtruar në spital mbrëmjen e së dielës.
Ka qenë vetë artistja që ka publikuar këtë lajm në WhatsApp. Një lajm ky që ka shkaktuar shqetësim për ndjekësit e saj. Teksa dyshohet se ajo e ka tepruar me dozën e ilaçeve, vetë Fjolla ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale:
“Kujdesi për veten do të thotë të bësh një pushim kur gjërat bëhen të vështira… Thuaji “Jo” gjërave që nuk dëshiron të bësh. Bëj gjëra që të bëjnë të lumtur…”- shkruan Fjolla krahas fotos nga spitali.









