spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Fundi i luftës në Gaza? Trump thërret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë të hënën e ardhshme, më datë 7 korrik në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ky takim do të ketë në fokus ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Lajmi u konfirmua nga dy zyrtarë të administratës amerikane. Mësohet se kjo vizitë do të jetë e treta e Netanyahut në Uashington që nga rikthimi i Trump në detyrë në janar dhe vjen në një moment kur tensionet rajonale janë të larta, pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, që përfshiu edhe sulme ndaj centraleve bërthamore iraniane. Pas ndërmjetësimit të një armëpushimi mes dy fuqive, vëmendja e presidentit amerikan është kthyer tani tek lufta në Gaza.

Trump u shpreh më herët me optimizën se “brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim në Gaza”, por nuk dha detaje konkrete lidhur me këtë parashikim.

Ndërkohë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se administrata është në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqjen izraelite dhe se fundi i luftës mbetet një nga prioritetet kryesore të presidentit.

“Është zemërthyes të shohësh imazhet që kanë dalë nga Izraeli dhe Gaza gjatë gjithë kësaj lufte dhe presidenti dëshiron që ajo të marrë fund. Ai dëshiron të shpëtojë jetë”, u shpreh Leavitt.

Në prag të takimit presidencial, ministri izraelit për Çështjet Strategjike, Ron Dermer, ndodhet në Uashington këtë javë për të zhvilluar bisedime intensive me zyrtarë të lartë amerikanë, duke përfshirë çështje si: marrëveshjen e mundshme për armëpushim në Gaza, situatën me Iranin pas përshkallëzimit ushtarak dhe të ardhmen politike dhe humanitare të Rripit të Gazës.

Takimi i ardhshëm Trump–Netanyahu pritet të jetë vendimtar për ecurinë e përpjekjeve diplomatike amerikane në rajon dhe një sinjal i qartë për përfshirjen aktive të SHBA-së në drejtimin e krizës izraelito-palestineze.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit