spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Turqia në luftë me zjarret

Zjarrfikësit në Turqi po luftojnë me zjarret në pyje për të dytën ditë radhazi në provincën perëndimore të Izmirit, të nxitura nga erërat e forta, tha të hënën ministri i pylltarisë dhe media lokale.

Zjarret në zonat Kuyucak dhe Doganbey të Izmirit u përhapën gjatë natës nga erërat që arrinin shpejtësinë 40-50 km/orë dhe katër fshatra dhe dy lagje janë evakuuar, tha ministri i Pylltarisë, Ibrahim Yumakli.

PAMJE

Helikopterë, avionë për shuarjen e zjarreve dhe automjete të tjera, si dhe më shumë se një mijë njerëz, po përpiqeshin të shuanin zjarret, u tha Yumakli gazetarëve në Izmir, shkruan Reuters.

Rajonet bregdetare të Turqisë janë shkatërruar vitet e fundit nga zjarret, ndërsa verat janë bërë më të nxehta dhe më të thata, gjë që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit