spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Protestat në Serbi, Picula: Vuçiqi po frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme

Protestat masive që po përfshijnë qytetet kryesore të Serbisë po thellohen dita-ditës, derisa eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po shmang shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga frika për humbje të pushtetit.

“Në tetë muaj ka ndodhur një evolucion i pakënaqësisë qytetare që po forcohet dita-ditës. Kjo tregon se Vuçiq ndjen se pushteti i tij nuk është më aq i fortë”, ka thënë Picula për Hrvatski radio.

Ai tha se protestat e fundit, të udhëhequra kryesisht nga studentët, kanë artikuluar kërkesa të qarta për hetim të pavarur mbi vdekjen e 16 personave, luftë kundër korrupsionit dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme.

“Ata refuzojnë të lidhen me opozitën tradicionale dhe po shqyrtojnë një listë të pavarur me figura të respektuara nga shoqëria”, tha më tej Picula.

Sipas tij, qeveria serbe ka përdorur dhunë të hapur dhe të planifikuar ndaj protestuesve, duke nxitur edhe më shumë pakënaqësi në mesin e qytetarëve. “Pres që kjo të nxisë një valë të re protestash”, paralajmëroi eurodeputeti.

Picula e akuzoi Vuçiqin se po heziton të thërrasë zgjedhje të parakohshme, një mjet që më parë e përdorte shpesh, për shkak se nuk e ndjen më të sigurtë mbështetjen popullore.

Në lidhje me mungesën e flamujve të Bashkimit Evropian në protestat serbe, Picula theksoi se Serbia ende nuk e ka tejkaluar mitologjinë nacionaliste që e përcjell prej viteve ‘80, duke penguar kështu afrimin real me vlerat evropiane.

“Vuçiq ka ndërtuar një demokraci fasadë. Shoqëria serbe prodhon mite të reja për të ruajtur ato të vjetrat”, përfundoi ai.

Ndërkohë, eurodeputeti kroat nga HDZ, Tomislav Sokol, u shpreh skeptik për alternativën opozitare në Serbi. Sipas tij, shumë prej pjesëmarrësve në protesta nuk janë pro-evropianë, por përkrahin mitet nacionaliste.

Ai shtoi se Vuçiq ende shihet nga disa fuqi ndërkombëtare si “garant stabiliteti”, përkundër politikës së tij të dyfishtë mes Perëndimit dhe Rusisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit