spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Ministri i Jashtëm i Rusisë: Rritja e shpenzimeve të NATO-s rrezikon rrënimin e aleancës

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se vendimi i vendeve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e aleancës.

Në një deklaratë të dhënë gjatë Forumit të Antalias në Turqi, Lavrov tha se një qasje e tillë është “katastrofike” dhe në fund mund të çojë në “shembjen e NATO-s”. Sipas tij, NATO “duhej të ishte shpërbërë pas rënies së Bashkimit Sovjetik”, pasi kishte humbur qëllimin fillestar të ekzistencës.

“E gjithë strategjia e tyre është ndërtuar mbi përgatitjen për një luftë të re”, tha Lavrov, duke fajësuar shtete si Gjermania, Franca dhe Britania për një fushatë të rimilitarizimit të Evropës.

Shefi i diplomacisë ruse akuzoi gjithashtu NATO-n për shkelje të “fjalës së dhënë” në vitet ’90, kur sipas tij, kishte një mirëkuptim verbal që aleanca nuk do të zgjerohej drejt lindjes. Ai theksoi se mungesa e marrëveshjeve të shkruara nuk i zbeh pretendimet për garancitë e dhëna ndaj ish-udhëheqësve sovjetikë.

Deklaratat e Lavrov vijnë në një kohë kur administrata amerikane nën presidentin Donald Trump po shqyrton shkurtimin e pranisë ushtarake në krahun lindor të NATO-s, ndërsa i ka bërë thirrje aleatëve të rrisin kontributet financiare për mbrojtje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit