spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Kina lejon prodhimet detare japoneze pas dy viteve

Kina ka njoftuar se do të rifillojë menjëherë importet e prodhimeve detare nga disa rajone të Japonisë, duke i dhënë fund ndalimit të përgjithshëm që zgjati dy vite, i vendosur për shkak të shqetësimeve lidhur me shkarkimin e ujërave të trajtuara nga centrali bërthamor i Fukushimës.

Sipas Doganave kineze, ndalimi vazhdon për prodhimet e detit nga dhjetë prefektura japoneze: Fukushima, Gunma, Tochigi, Ibaraki, Miyagi, Niigata, Nagano, Saitama, Tokio dhe Chiba. Produktet nga rajonet e tjera do të lejohen të importohen vetëm nëse shoqërohen me certifikata shëndetësore, dokumente për zbulimin e substancave radioaktive dhe certifikata origjine, të gjitha të lëshuara nga autoritetet japoneze.

Vendimi erdhi pas monitorimeve ndërkombëtare dhe testimeve të pavarura kineze, që nuk zbuluan anomali në ujin e shkarkuar nga Fukushima.

Kina kishte ndaluar importet në gusht 2023, menjëherë pas fillimit të shkarkimeve nga centrali bërthamor, çka krijoi tensione diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Autoritetet kineze paralajmërojnë se do të vazhdojnë mbikëqyrjen e rreptë dhe do të ndërmarrin masa ndaj shkeljeve të ligjeve të sigurisë ushqimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit