spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Studimi: Kanabisi funksionon më mirë se ilaçet për gratë me endometriozë

Një numër i madh i grave që vuajnë nga endometrioza po i drejtohen kanabisit për të lehtësuar simptomat e dhimbshme që shkakton kjo sëmundje kronike – dhe sipas tyre, ky trajtim alternativ po jep më shumë efekt sesa medikamentet e zakonshme.

Një studim i realizuar nga Universiteti i Western Sydney në Australi, në të cilin morën pjesë 899 gra nga 28 shtete të ndryshme, ka nxjerrë në pah se përdorimi i kanabisit për menaxhimin e endometriozës po rezulton më i efektshëm dhe me më pak efekte anësore.

Rreth 78 për qind e grave që morën pjesë në studim deklaruan se kanabisi i ka ndihmuar më shumë për të përballuar simptomat krahasuar me medikamentet me recetë, ndërsa shumica e tyre thanë se nuk planifikojnë të ndalojnë përdorimin.

Arsyet kryesore që i shtynë gratë të provojnë kanabisin ishin vazhdimi i dhimbjeve edhe pas përdorimit të barnave dhe efektet anësore të pakëndshme të tyre. Gjysma e pjesëmarrëseve në studim shprehën shqetësim se mund të bëheshin të varura nga medikamentet tradicionale.

Studimi, i botuar në revistën “Reproduction and Fertility”, thekson nevojën për më shumë bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë për përdorimin e kanabisit si mjet trajtimi.

Hulumtuesit e studimit paralajmërojnë se mbikëqyrja mjekësore është shumë e rëndësishme për të kontrolluar efektet anësore dhe ndërveprimet si me medikamentet ashtu edhe me kanabisin, për të cilat gratë mund të mos jenë në dijeni.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pacientet me endometriozë, sepse trajtimi i kësaj sëmundjeje mbetet sfidues dhe shpeshherë i pamjaftueshëm, edhe kur përfshihet kanabisi si alternativë.

“Duhet kërkim urgjent, përfshirë prova klinike dhe të dhëna nga përdorimi real, për ta vlerësuar sigurinë, tolerancën dhe efektivitetin e kanabisit të cilësisë së kontrolluar në pacientet me endometriozë,” thuhet në përfundim të studimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit