Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, do të shtrojë një darkë në Pallatin Huis ten Bosch në Hagë, në nder të liderëve të vendeve të NATO-s që do të marrin pjesë në këtë samit.
Kjo darkë do të shënojë edhe hapjen simbolike të punimeve të samitit.
Ky është samiti i parë ku do të marrë pjesë presidenti i SHBA, Donald Trump. Presidenti i SHBA-së është i vetmi ndër liderët e vendeve të Aleancës që do të akomodohet në Pallatin Mbretëror, gjatë ditëve të qëndrimit në Hagë.
Donald Trump, ka ndërruar aranzhimet e akomodimit në samitin e NATO-s, nga një hotel buzë detit në pallatin privat të shekullit të 17-të të mbretit të Holandës, thuhet në një njoftim zyrtar të Pallatit Mbretëror.
Mbreti Ëillem-Alexander i bëri një ftesë mbretërore mysafirit të tij për të qëndruar në “Krahun e Hagës” të Pallatit “Huis ten Bosch”, i vendosur në pyjet e qytetit bregdetar holandez.
Kjo do të thotë që zoti Trump nuk do të ketë shumë për të udhëtuar pas darkës që Mbreti Ëillem-Alexander do t’u ofrojë udhëheqësve të NATO-s më 24 qershor, ndërsa më parë ishte programuar që Presidenti amerikan të akomodohej në Noordëijk, rreth 30 km larg.
“Mbreti me të vërtetë i ofroi akomodim Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ai e pranoi atë ofertë”, tha Pallati Mbretëror i Holandës për AFP-në.
Në njoftim thuhet se është traditë që krerëve të shteteve që vijnë për vizitë t’u ofrohet akomodim, por kjo varet nga mysafiri, nëse do ta shfrytëzojë apo jo ofertën”.

Një ftesë të ngjashme si kjo ndaj Trump më parë i është bërë edhe Mbretëreshës Elizabeth II të Britanisë dhe ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.
Përpara agjendës së ngjeshur të samitit të NATO-s, Trump do të shijojë gjithashtu mëngjesin më 25 qershor me mbretin në pallat, sipas axhendës së tij.
Trump njihet për dashurinë e tij për pompozitetin, rrethanat dhe veçanërisht për familjen mbretërore, duke shprehur shpesh admirimin e tij për Mbretëreshën Elizabeth II.
Huis ten Bosch, i ndërtuar në vitin 1645, përmban dhoma të zbukuruara me tavane të bardha të harkuara dhe llambadarë.
Midis dhomave janë “Salloni Blu”, “Salla Kineze”, “Salla Japoneze” dhe “Salla e Ngrenies”, si dhe një fushë tenisi në ambientet e jashtme.
Darka gala do të mbahet në Sallën madhështore baroke të Orange-it. Pallati ndodhet në Pyllin e Hagës, në fund të një shtegu të gjatë me pemë.

Një korrespondent i AFP-së arriti të kalonte me biçikletë pranë pallatit herët më 24 qershor, duke iu bashkuar qindra udhëtarëve holandezë që shkonin në punë.
Ai raporton se një vendpushim plazhi është mbyllur për ditë të tëra në pritje të vizitës së zotit Trump.
Gjithashtu gondolat janë hequr për arsye sigurie dhe rrugët brenda dhe jashtë qytetit janë bllokuar.
Por flamujt amerikanë që valëviten përgjatë shëtitores së plazhit nuk duhet të nënvlerësohen plotësisht, pasi disa anëtarë të delegacionit të madh amerikan do të qëndrojnë atje.






