Tragjedia në Poterq të Epërm bëhet edhe më e rëndë – ndërron jetë edhe gruaja e dytë e plagosur

Tragjedia që tronditi Poterqin e Epërm të Klinës më 6 shtator ka marrë sot përmasa edhe më të rënda. Ganimete Zeneli, 42-vjeçare, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se nga Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është njoftuar Policia se Ganimete Zeneli, ka ndërruar jetë sot rreth orës 13:50, si pasojë e plagëve të marra në incident.

Ajo ishte viktima e dytë e rastit të rëndë që ndodhi më 6 shtator, rreth orës 18:30, në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.

Me vdekjen e saj, numri i viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike ka shkuar në dy. Në këtë rast jetën e kishte humbur edhe Zoje Zeneli, rreth 81-vjeçare.

I dyshuar për rastin është Berat Zeneli, reth 35-vjeçar, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e hetuesisë si “Vrasje e rëndë”.

Pas njoftimit për vdekjen e Ganimete Zenelit është informuar edhe Prokurori kujdestar, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit