Në një deklaratë të paprecedentë përpara mediave, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shpërtheu sot në kritika të ashpra ndaj Iranit dhe Izraelit, pas thyerjes së armëpushimit.
Regimi i tij u bë viral, pasi presidenti dukej tepër i inatosur me të dyja shtetet.
“Kemi dy vende që kanë luftuar për kaq kohë dhe nuk e dinë më çfarë dreqin po bëjnë. E kuptoni këtë”, deklaroi Trump me një ton të acaruar para gazetarëve.
Por zemërimi i Donald Trump ishte frymëzuar më shumë nga veprimet e Izraelit. “Ishte vetëm një raketë që u lëshua pas afatit dhe tani Izraeli po kërkon hakmarrje. Këta njerëz duhet të qetësohen”, u tha reporterëve ai përpara se të nisej për në Holandë për samitin e NATO-s.
Presidenti amerikan shtoi se ka parë të hënën shumë gjëra që e kanë mërzitur. “Nuk më pëlqen faktin që Izraeli ka sulmuar menjëherë pasi arritëm marrëveshjen e armëpushimit”, vijoi ai.






