Izraeli ka publikuar një foto të asaj që e quan një raketë iraniane të qëlluar gjatë armëpushimit.
“Irani vazhdon të tregojë natyrën e tij të vërtetë si një shtet terrorist dhe një kërcënim rajonal”, thuhet në mbishkrimin e fotos në rrjetin social X.
Televizioni shtetëror iranian thotë se Teherani mohon raportet se ka shkelur armëpushimin. Irani i është përgjigjur akuzave të Tel Avivit, duke thënë se nuk ka qëlluar asnjë raketë drejt Izraelit pas fillimit të armëpushimit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha më herët se Izraeli “do të përgjigjet me forcë” pas “shkeljes së plotë” të armëpushimit të shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nga ana e Iranit, duke shtuar se do të vazhdojë operacionin intensiv për të goditur Teheranin.






