Mediat shtetërore të Iranit raportuan këtë mëngjes mbi armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, midis Iranit dhe Izraelit. Sipas raporteve iraniane, armëpushimi iu “imponua Izraelit” pas “përgjigjes së suksesshme ushtarake të Iranit ndaj agresionit amerikan”.
Ky zhvillim erdhi pas një sulmi të Iranit ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar, që ndodhi dje, si një përgjigje ndaj sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Në raportin e televizionit shtetëror iranian thuhet se Trump kërkoi një armëpushim “në një mënyrë që i ngjante një lutjeje”, duke u përpjekur të formësonte një narrativë për publikun vendas, në të cilën, sipas tyre, Irani kishte tejkaluar ushtarakisht dhe diplomatikisht kundërshtarët e tij.
Megjithatë, Trump ka ofruar një version të ndryshëm të ngjarjeve. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, ai tha se Izraeli dhe Irani iu afruan “pothuajse njëkohësisht” dhe i thanë: “paqe”. “E dija që koha ishte e duhura,” shtoi Trump, duke bërë të ditur se armëpushimi tashmë ka hyrë në fuqi.






