Shtetet e Bashkuara janë në gjendje alarmi pas informacioneve se Irani mund të ndërmarrë sulme hakmarrëse kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme brenda një ose dy ditëve të ardhshme, thanë dy zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kjo frikë vjen pas sulmeve të fundit të SHBA-ve ndaj tre objekteve bërthamore iraniane gjatë fundjavës, një veprim që ka ndezur tensione të reja në një rajon tashmë të trazuar.
Sipas njërit prej zyrtarëve, sulmet e mundshme iraniane mund të ndodhin “së shpejti”, me një afat kohor të mundshëm brenda 24 deri në 48 orëve. Megjithatë, burimet gjithashtu theksuan se administrata amerikane po punon për një zgjidhje diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
“Uashingtoni po përpiqet të gjejë një rrugë për të bindur Teheranin të heqë dorë nga çdo plan për sulme”, raportoi Reuters, duke cituar zyrtarët.
Ekspertët paralajmërojnë se sulmet e SHBA-ve mund të kenë pasoja të rënda. Shahram Akbarzadeh, drejtor i Forumit të Studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin Deakin të Australisë, tha për Reuters: “Të gjitha asetet amerikane në rajon, përfshirë 40,000 trupat dhe personelin amerikan, tani janë shënjestra të mundshme për hakmarrjen iraniane.”
Ndërkohë, Korpusit i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit deklaroi se bazat ushtarake amerikane në rajon janë pika të dobëta dhe se SHBA-të janë pozicionuar si “ë vijën e parë të agresionit.






