spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Centrali bërthamor në Fordow goditet sërish, këtë herë nga Izraeli

Centrali bërthamor iranian në Fordow është goditur përsëri, kësaj radhe nga sulmet ajrore izraelite, një ditë pas bombardimeve të mëdha amerikane mbi të njëjtin objekt.

Zëdhënësi i Shtabit të Menaxhimit të Krizave në Provincën Qom ka konfirmuar se objektivi ishte sërish centrali i ndërtuar brenda një mali, i njohur për ndjeshmërinë dhe sigurinë e lartë, raporton Sky news.

Më herët, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se sulmet e fundjavës nga SHBA pritej të kishin shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme”, për shkak të natyrës së ndjeshme të centrifugave të përdorura për pasurimin e uraniumit.

Grossi shtoi se është ende e pamundur të përcaktohet shkalla e dëmit në strukturat nëntokësore të centralit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit