Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka deklaruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dëshiruar prej kohësh një konflikt me Iranin si strategji për të zgjatur qëndrimin e tij në pushtet.
“Netanyahu ka dashur prej kohësh të luftojë Iranin sepse në këtë mënyrë mund të qëndrojë në detyrë përgjithmonë. Dua të them, ai ka qenë atje pjesën më të madhe të 20 viteve të fundit,” tha Clinton në një intervistë për emisionin “The Daily Show”.
Clinton i bëri gjithashtu thirrje presidentit amerikan Donald Trump të veprojë me kujdes dhe të punojë për të “shuar” përshkallëzimin mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar rëndësinë e ndalimit të “vrasjes së vazhdueshme të civilëve”.
Sipas tij, as Trump dhe as Netanyahu nuk kanë interes për një katastrofë të plotë rajonale, duke nënvizuar nevojën për diplomaci dhe përmbajtje në këtë moment kritik.










