Sistemi Kombëtar i Alarmit për Terrorizëm (NTAS) i qeverisë amerikane ka paralajmëruar për një “mjedis me rrezik të lartë në Shtetet e Bashkuara” pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran , raportoi CBS Neës.
Garda Revolucionare kërcënoi SHBA-në me “hakmarrje që do t’i bëjë të pendohen”, duke synuar indirekt bazat amerikane në rajonin e Gjirit, ku shërbejnë dhjetëra mijëra ushtarë.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” në Iran në katër provinca të vendit sot, përfshirë “për herë të parë” Yazdin (Irani qendror), në ditën e dhjetë të luftës midis dy vendeve.
🔊
“Rreth 30 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite goditën dhjetëra objektiva ushtarake në Iran”, përfshirë një “qendër komande raketash strategjike me rreze të gjatë veprimi” në rajonin Yazd, tha ushtria izraelite, duke shtuar se kishte në shënjestër “hedhës raketash” në provincat Isfahan (Irani qendror), Bushehr (jug) dhe Ahvaz (Irani jugperëndimor).






