spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Kancelari gjerman Merz i bën thirrje Iranit të kthehet në negociata pas sulmeve të SHBA-së

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka bërë thirrje Iranit që të rikthehet menjëherë në tryezën e negociatave, duke theksuar rëndësinë e një zgjidhjeje diplomatike pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj centraleve bërthamore iraniane.

“Irani duhet të hyjë menjëherë në negociata me SHBA-në dhe Izraelin dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin,” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të tij, Stefan Kornelius.

Sipas vlerësimeve të qeverisë gjermane, “pjesë të mëdha të programit bërthamor të Iranit janë dëmtuar nga sulmet ajrore.”

Ky apel vjen në një moment kritik, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm pas operacionit ushtarak që presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi si një “sukses historik”, duke nxitur frikë për një përplasje më të gjerë në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit