spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Sulmet e SHBA në Iran, reagon BE: Teherani nuk duhet lejuar të zhvillojë armë bërthamore

Bashkimi Europian ka reaguar pas sulmeve të SHBA mbi 3 centrale bërthamore në Iran.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas shkruan në një postim në “X” se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore.

Më tej, ajo i bëri thirrje të gjitha palëve të tërhiqen dhe të kthehen në tryezën e negociatave.

“Iranit nuk duhet të lejohet të zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. I bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën nesër”, shkruan Kallas.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit