Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer mbrëmë sulme ajrore ndaj tri centraleve bërthamore në territorin iranian. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti amerikan, Donald Trump.
Sipas Trumpit, sulmet janë kryer mbi objektet bërthamore në Fordow, Natanz dhe Esfahan – tre qendra kyçe të programit bërthamor të Iranit. Ai nuk dha detaje mbi dëmet, por e përshkroi operacionin si “të suksesshëm”.
Ky veprim shënon një përshkallëzim të madh të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, me shqetësime në rritje për stabilitetin në Lindjen e Mesme.






