spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

E rëndë në Berlin: Djali dyshohet se ka therur për vdekje babain 77-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Berlin të Gjermanisë, ku një 43-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka therur me thikë babanë e tij, një 77-vjeçar.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild, rreth orës 10:30 të mëngjesit të së shtunës, policia dhe shërbimet e zjarrfikësve u njoftuan për një incident në rrugën Sven-Hedin-Straße në Berlin. Mjekët e urgjencës konfirmuan se viktima kishte ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Autori i dyshuar i krimit u identifikua po atë mbrëmje dhe u arrestua në banesën e tij, e cila besohet të jetë edhe vendi ku ndodhi ngjarja. Ai rezulton të jetë djali i viktimës.

Policia gjermane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e këtij krimi të rëndë familjar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit