spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Tri objektet kryesore bërthamore iraniane që u sulmuan nga SHBA – çfarë dimë për to?

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi të shtunën në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara kanë goditur tri objekte kyçe bërthamore në Iran, në një operacion të paprecedentë që ka rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme.

Objektet e goditura ndodhen në Natanz, Fordow dhe Isfahan – tre pika strategjike që përfaqësojnë zemrën e programit bërthamor të Iranit.

Natanz, i vendosur rreth 250 kilometra në jug të Teheranit, është objekti më i madh i pasurimit të uraniumit në vend. Sipas Nuclear Threat Initiative (NTI), ai përmban gjashtë ndërtesa mbi tokë dhe tre struktura nën tokë, dy prej të cilave mund të strehojnë deri në 50,000 centrifuga. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka raportuar se Irani po pasuronte uranium deri në 60% në këtë qendër – një nivel që e afron ndjeshëm me përdorimin ushtarak.

Fordow, afër qytetit të shenjtë të Qomit, është ndërtuar thellë nën mal, në një thellësi prej 80 deri në 90 metrash. Struktura e tij e fshehtë dhe e fortifikuar ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për vite me radhë. Sipas IAEA-së dhe ekspertëve të pavarur, në këtë kompleks ndodhen rreth 2,700 centrifuga aktive.

Isfahan, në Iranin qendror, është selia e kompleksit më të madh të kërkimeve bërthamore në vend. Objekti u ndërtua me ndihmën e Kinës në vitin 1984 dhe është i njohur si “qendra e programit bërthamor iranian”. Me rreth 3,000 shkencëtarë, aty funksionojnë tre reaktorë kërkimorë, një qendër konvertimi, laboratorë dhe një fabrikë për prodhimin e lëndës djegëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit